Bodibilderi Granit Kuleta shpallet kampion në kategorinë e rëndë

231
bodibilderi-granit-kuleta-shpallet-kampion-ne-kategorine-e-rende

Bodibilderi Granit Kuleta pas punës së palodhshme të tij, gjatë ditës së djeshme fituar titullin kampion në kategorinë e rëndë +90 kilogramë dhe kampion Apsolut.

Një sukses i tillë nuk vie rastësisht, ngase Kuleta ka edhe cmime të tjera si kampion europian dhe kampion bote.

Kujtojmë se ai ka marrë pjesë për herë të parë në 2019 Kampionatin Europian të Bodybuildingut në Santa Susana në Spanjë.

Kuleta ka garuar në kategorinë ‘Man’s classic up 180 cm’.

Më pas në vendin e shtatë në vitin 2019 u shpall kampion botëror në Dubai.

Suksese të tjera vazhdojmë t’i presim nga Kuleta.

 

 

 

 

 

The post Bodibilderi Granit Kuleta shpallet kampion në kategorinë e rëndë appeared first on RahovecNET.