Tahiri: Për keqardhje që presidentja po merret me konsttime, ajo duhet të ndërmarr veprime

92
tahiri:-per-keqardhje-qe-presidentja-po-merret-me-konsttime,-ajo-duhet-te-ndermarr-veprime

Sipas tij, para se Vjosa Osmani të konstatojë gjendjen duhet të marrë veprime.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për sigurimin e vaksinës, e jo opozita.

“Është për keqardhje se presidentja e vendit nuk është që të konstatojë gjendjen, por që të marrë veprime. Prandaj, në vend që të konstatojë se atë po e shohim çdo ditë dhe po ndodhin pikërisht edhe për shkak të mos-organizimit dhe mos-efikasitetit të Qeverisë së Kosovës. Në vend që të rri në një vend dhe të konstatojë, i kërkojmë presidentes së vendit që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj për sigurimin e kësaj vaksine. Nëse presidentja nuk angazhohet, nga kush tjetër mund të presim, nga opozita?”, ka deklaruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka theksuar se nuk mund te flasin për dialog me Serbinë, derisa ka vdekje njerëzisht për mungesë vaksinash. /Rahovec.net/