S’GUXON !

37
s’guxon-!

O, shqiptarit thuaji ‘S’GUXON’ në daç me pa qysh DHEZET e qysh trimnohet, për me t’bind që guxon.

Se sa për që i thua GUXO, është mënyra dëshirore kjo (pak si urdhërore, se gati gjithmonë dëshirorja tingëllon si urdhërore).

Me këshilla prindërore ‘GUXO’, ‘bëhu burrë’, ‘merre fatin në duar’, ‘përparo’….këto shqiptari s’i han hiç.

Kimetja po ju thotë:

Ju S’GUXONI me ja prishë vetes ‘rehatinë’, sepse krejt çka lyp shqiptari është m’u çu i gjallë prej gjumi, me hëngër pite, me pi çaj dhe m’u la.

Nuk është kurrëfarë guximi me votu Vjosën.

Guxim është m’u çu me t’ja nxan derën shtetit mafioz dhe me ja ‘thy’ hundën krimit të organizuar.
Jemi t’dektë.

Qe tridhjetë vjet njëfarë Isa Mustafa bën hajgare e zullum me neve, me juve, që secili jini më i zoti,
më i mençur e më bukurosh se tjetri.

Po çfarë rinie është kjo që rrin ratë gjithë ditën, gjithë natën në internet, e as nuk e din çka po
ndodh në tokë.

Jam e sigurt se as nuk e din a çel pasuli n’degë a mbjellet n’tokë.

Rinia nuk e duron turli lahperi, por nuk i sheh, as nuk i njeh, se m’i dal Isa Mustafa në desktop si pengesë, ia bëjnë ‘erase’ për shtune e shtatëqind vjet.

Pra, jeta reale as nuk mbërrin tek të rinjtë që jetojnë në ‘sfera tjera’.

Fushata kundër LDK duhet të shtrihet në lojë interneti, nëse doni t’i shohin rinia e t’ua tregojnë qejfin.

Pra, rinia nuk do ti duronte Isën e Ramushin, por problemi është se nuk i njeh, nuk këqyr lajme rinia, si neve që na ka shku ymri tuj e përcjell situatën në tranzistora, tuj i ndjek valët me antena t’ndryshkta.

Hiç s’jam e kënaqur me juve.

Sepse ju S’GUXONI.

P.S. Në blogun tim, 50 % janë të moshës 18-34 vjeç , dhe gjithmonë më vjen inat se 61 % janë meshkuj, 39 % janë femra.

Më vjen inat, sepse as si ‘fanse’, s’jemi të barabartë me meshkujt.