Laporta: “Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barça”

189
laporta:-“jam-i-bindur-se-messi-deshiron-te-vazhdoje-ne-barca”

Joan Laporta është rikthyer të flasë për Lionel Messin.

Për ‘El Chiringuito’, numri një i Barcelonës tha se është i bindur që Leo dëshiron të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, ai vitin e kaluar kërkoi zyrtarisht largimin, por ish presidenti, Josep Maria Bartomeu, nuk e lejoi të largohet.

“Rinovimi i Messit po përparon në mënyrë adekuate”, u shpreh ai.

“Do të bëjë gjithçka që është e mundur, me mundësitë e klubit që Messi të vazhdojë”.

“Unë jam i bindur që ai dëshiron të vazhdojë në Barça”.

The post Laporta: “Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barça” appeared first on RahovecNET.