Deputetja e PDK-së: Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak tij vonohet furnizimi me vaksina

17
deputetja-e-pdk-se:-vitia-duhet-te-kerkoje-falje-nese-per-shkak-tij-vonohet-furnizimi-me-vaksina

Në një postim në “Facebook”, ajoi ka thënë se përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme.

“Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19.

Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme. Ministria dhe Qeveria kanë detyrë të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm publik dhe në rastin konkret të imunizimit të popullatës.

Ndërsa, mediat kanë obligim të monitorojnë dhe publikojnë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Asnjë klasifikim nuk e mbron një dokument zyrtar nga keqpërdorimi. /Rahovec.net/