Arsyetimi i Kusari-Lilës që qeveria s’ka ende program qeverisës: Ai plan duhet të zbërthehet

192
arsyetimi-i-kusari-liles-qe-qeveria-s’ka-ende-program-qeverises:-ai-plan-duhet-te-zberthehet

Kusari-Lila beson se një gjë e tillë s’do të vonojë.

“Partia fituese e ka pasur planin me të cilin ka garuar”, thotë ajo.

“Tash ai plan duhet të zbërthehet në përputhshmëri me obligimet kontraktuale që Kosova i ka me Bashkimin Europian sipas marrëveshjes së stabilizim-asocimit, duhet të shkojë në përputhshmëri …në njëfarë mënyre të afatizohet me kufizimet buxhetore të cilat sot janë e të cilat do e përcjellin këtë qeveri së paku deri në rishikimin e pastaj deri në fund të vitit sa të fillojë përgatitja e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe natyrisht që konform premtimeve që janë dhënë në fushatë”, tha Kusari-Lila për RTV21.

“Jam e bindur se shumë shpejt ky plan do të vijë në Kuvend”, tha Kusari-Lila.