Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’ zbulon bisedën ‘lamtumirëse’ me Perezin

21
ramosi-me-nje-kembe-jashte-realit,-‘el-chiringuito’-zbulon-biseden-‘lamtumirese’-me-perezin

Duket pa e besueshme, por është gjithnjë e më afër për t’u bërë realitet.

Njeriu që i ka dhënë shumë Realit, kapiteni, lideri brenda dhe jashtë fushe, Sergio Ramos, ka shumë gjasa të largohet në fund të edicionit.

“El Chiringuito” ka zbuluar një bisedë mes Florentino Perez dhe Sergio Ramos kur takoheshin për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Gazetari Josep Pedrerol, nga burime të sigurta tha “Kur Ramos refuzoi ofertën e Real Madridit, Florentino Perez i tha; ‘Duhet ta planifikojmë sezonin pa ty…’. Dhe Ramos iu përgjigj; ‘Bëje’”, deklaroi Pedrerol.

Ramos është pjesë e Madridit që nga viti 2005.

Ai deri më tani ka bërë 670 paraqitje me klubin e Los Blancos, ka shënuar 101 gola.

The post Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’ zbulon bisedën ‘lamtumirëse’ me Perezin appeared first on RahovecNET.