Ibrahimovic te Milani deri në vitin 2022

18
ibrahimovic-te-milani-deri-ne-vitin-2022

Sipas raportimeve nga shumë media në Itali, Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë kontratën e re me Milanin gjatë ditës së premte.

Mino Raiola pritet të takohet gjatë ditës me drejtuesit e klubit për të finalizuar marrëveshjen, derisa gjatë javë raportohet se është takuar me Ibrahimovicin.

Ibra është pajtuar të qëndrojë edhe për një sezon me kushte të njëjta.

Ai do të vazhdojë të marrë 7 milionë euro në sezon.

Ishi i Manchester United dhe PSG u rikthye në Milan në afatin kalimtar të janarit në vitin 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje në të gjitha ndeshjet deri më tani këtë edicion.

The post Ibrahimovic te Milani deri në vitin 2022 appeared first on RahovecNET.