Casemiro për ndeshjen me Chelsean: “S’ka favorit në gjysmëfinale”

24
casemiro-per-ndeshjen-me-chelsean:-“s’ka-favorit-ne-gjysmefinale”

Real Madridi e ka eliminuar Liverpoolin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidane vuajti për 90 minuta në “Anfield”, por sfida u mbyll 0-0 dhe falë fitores 3-1 në takimin e parë, siguroi biletën për në fazën tjetër.

Në gjysmëfinale, Reali tani do të ketë punë me një tjetër skuadër angleze, Chelsean.

Për Casemiron, lojtarin më të mirë nga ndeshja Liverpool-RealMadrid, s’ka favorit në gjysmëfinale të Champions League.

“Chelsea? Është gjysmëfinale dhe nuk ka asnjë favorit. E dimë se do të jenë ndeshje të vështira, por jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës në La Liga”, u shpreh Casemiro.

The post Casemiro për ndeshjen me Chelsean: “S’ka favorit në gjysmëfinale” appeared first on RahovecNET.