Behgjet Pacolli e pranon: Kam votuar pro Vjosa Osmanit

24
behgjet-pacolli-e-pranon:-kam-votuar-pro-vjosa-osmanit

“Unë kam votuar për Vjosa Osmanin. Nuk ka qenë vote e pavlefshme. Ka qenë votë kualitative. Ne jemi takuar, siç jemi takuar edhe përpara, por ajo [Vjosa Osmani] nuk me ka thënë ‘Të lutem, ma jep votën’. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me Vjosa Osmanin, sepse kur kam qenë Ministër i Jashtëm ajo ka drejtuar Komisionin për Politikë të Jashtme”.

Ai, në Kanal 10, ka thënë se vota për krijimin e institucioneve të reja ka qenë veprim dinjitoz.

“Ka qenë një veprim dinjitoz i atyre që kanë vendosur të mos pengojnë, por të jenë bashkëpunues në krijimin e institucioneve. Natyra ime është ndërtuese. Unë nuk jam shkatërrues dhe asnjëherë në jetën time nuk kam penguar ose shkatërruar diçka. Në fund të fundit kur e kam parë se duhet të ecet përpara unë nuk kam pasur asnjë hezitim që të jem kundër”.