Zjarr në një spital të COVID-19 në Rumani, katër të vdekur

239
zjarr-ne-nje-spital-te-covid-19-ne-rumani,-kater-te-vdekur

Zjarri që ka kapluar një spital ku po shërohen të prekurit nga COVID-19 në Bukuresht të Rumanisë, ka lënë të vdekur katër persona.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në mëngjesin e së premtes, ndërkohë që 102 pacientë janë evakuuar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj qendre spitalore, raporton Reuters.

Zjarri i cili tashmë është shuar kishte nisur në një prej ndërtesave të spitalit Matei Bals, në kryeqytetin e Rumanisë.

Shkaqet që quan deri te zjarri janë duke u hetuar.

The post Zjarr në një spital të COVID-19 në Rumani, katër të vdekur appeared first on RahovecNET.