Lajm i mirë për fansat e futbollit, Italia drejt rihapjes së stadiumeve

11
lajm-i-mire-per-fansat-e-futbollit,-italia-drejt-rihapjes-se-stadiumeve

Italia shikon me optimizëm drejt rikthimit të tifozëve në stadiume, dicka që mund të ndodhë para mbylljes së këtij sezoni, sic deklaroi vetë numri një i federatës Italiane të futbollit Gabriele Gravina, pas një takimi me nënsekretaren e Sportit Valentina Vezzali, në lidhje me rihapjen e stadiumeve.

“Eventi i Europianit ka krijuar shpresë dhe mundësi. Besoj se ka shanse për një rihapje të përgjithshme të stadiumeve. Para Europianit? Me sa duket po. Kupa e Italisë është një ndër hipotezat e shumta mes shumë eventeve që janë para qershorit”.

Presidenti i Federatës Italiane shtoi se gjithashtu ka të bëjë me rihapjen e të gjithë sektoreve të vendit, me futbollit që do të rihapet zyrtarisht në 11 qershor me ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë që do të luhet në Olimpico të Ropmës, por ndërkohë që tani synon ta përshpejtojë këtë proces duke rikthyer tifozët në stadiume, me shumë mundsi që në finalen e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, në program për 19 majin e ardhshëm, një ndeshje ku mund të hapen pjesërisht dyert për tifozët.

“Është një hipotezë. Ajo që është e qartë është kërkesa e vendit tonë për tu rinisur. Ka dëshirë për tu rinisur, por duhet të respektojmë kohët e autoriteteve qeverisëse”.

The post Lajm i mirë për fansat e futbollit, Italia drejt rihapjes së stadiumeve appeared first on RahovecNET.