Zyrtari i PDK-së i reagon Kurtit pas takimit me shefin e UNMIK-ut: I harroi Mon Balajn e Arben Xheladinin

281
zyrtari-i-pdk-se-i-reagon-kurtit-pas-takimit-me-shefin-e-unmik-ut:-i-harroi-mon-balajn-e-arben-xheladinin

Gashi ka shkruar se Albin Kurti i ka harruar dy ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini, shkruan Rahovec.net.

Ai ka thënë se Kurti nuk i ka përkuar llogari shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin për vrasjen e Balajt e Xheladinit.

Tutje, Gashi thotë se njerëzit e kanë pësuar që Kurti të vijë në pushtet dhe se Kurti po i harron ata.

Ky është postimi i Gashit: 

ALBIN KURTI E HARRON MON BALAJN DHE ARBEN XHELADININ
Prej vitit 2007 dhe deri në vitin 2020, Albin Kurti, e ka fajësuar UNMIK-un për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
Por, në vitin 2021 Albin Kurti i paska harruar këta dy djem që u vranë në demonstratën e thirrur nga Vetëvendosje kundër pakos së Ahtisarit që Kosovën e projektonte shtet.
Në njoftimin zyrtar që gjendet në faqen e kryeministrit, askund nuk i kërkohet llogari këtij misioni për vrasjen e dy djemve të ri. Takimi me shefin e UNMIK-ut paska qenë miqësor për Albin Kurtin i cili paska harruar t’ia kujtojë Monin dhe Arbenin.
Sa e sa njeriu ka pësuar duke shkuar në demonstratat e tij që ai sot të vijë në pushtet dhe fatkeqësisht t’i harrojë të gjithë ata djem dhe ato vajza që sakrifikuan. /Rahovec.net/