Truproja i Erdoganit kryen vetëvrasje, lë një letër

48
truproja-i-erdoganit-kryen-vetevrasje,-le-nje-leter

Mehmet Ali Bulut, oficer i policies në Drejtorinë e Mbrojtjes Presidenciale u gjet i vdekur të martën në banesën e tij. Ai dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Kolegët e oficerit Mehmet Ali Bulut gjetën trupin e vdekur kur shkuan në banesën e tij për ta kontrolluar pasi ai nuk doli në punë dhe telefoni i tij ishte fikur, njofton gazeta Cumhuriyet, përcjell Gazeta Express.

“Duhet ta bëni punën mire që të fyhet personeli juaj, të kërcënohen ata, të pushohen nga puna, të poshtrohen dhe të paraqiten si gënjeshtar”, shkroi i ndjeri në letrën që kishte lënë. “Çdo njeri ka krenarinë e tij”.

Truproja e presidentit citoi dy persona me inicialet C.B dhe A.Ö., duke thënë se “unë do t’i kisha trajtuar mirë punonjësit tuaj dhe t’i pyesja se si janë”.

Viktima gjithashtu tha se nuk donte që ndonjë nga eprorët e tij të merrte pjesë në varrimin e tij, përveç një shefi policie. /Gazeta Express/

The post Truproja i Erdoganit kryen vetëvrasje, lë një letër appeared first on RahovecNET.