Qeveria Italiane jep dritën jeshile, tifozët do të kthehen në Olimpico për ndeshjet e Euro 2020

49
qeveria-italiane-jep-driten-jeshile,-tifozet-do-te-kthehen-ne-olimpico-per-ndeshjet-e-euro-2020

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë letrën në të cilën qeveria e shtetit i jep dritën jeshile për rikthimin e tifozëve në stadium, por kjo do të ndodh vetëm në Olimpico të Romës për ndeshjet e kombëtares në Euro 2020 dhe me kapacitet prej 25 për qindësh.

Qeveria Italiane thotë ‘po’. Evropiani “Italian” tani është i sigurt.

Pak më parë, FIGC mori letrën me të cilën nën-sekretarja për Sport, Valentina Vezzali në emër të qeverisë i ka dhënë dritën jeshile pranisë së spektatorëve.

Megjithatë, kjo do të ndodh për të paktën 25 për qind të kapacitetit – në Stadiumin Olimpik në Romës për katër ndeshje të caktuara.

Roma do të presë tre ndeshje në grup – përfshirë ndeshjen e hapjes së turneut midis Italisë dhe Turqisë më 11 qershor – dhe një çerek finale.

Përveç ndeshjes së parë inauguruese më 11 qershor, aty do të luhet edhe ndeshja Itali-Uells, ndërsa më 3 korrik do të jetë ndeshja e fundit që do të zhvillohet

The post Qeveria Italiane jep dritën jeshile, tifozët do të kthehen në Olimpico për ndeshjet e Euro 2020 appeared first on RahovecNET.