Putin nënshkruan Ligj që i lejon atij qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036

7
putin-nenshkruan-ligj-qe-i-lejon-atij-qendrimin-ne-pushtet-deri-ne-vitin-2036

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që do ta lejojë atë të garojë për President të Rusisë, dy herë më shumë gjatë jetës së tij, duke e mbajtur potencialisht atë në detyrë deri në vitin 2036.

Ai nënshkroi legjislacionin të hënën, duke i dhënë fund një procesi njëvjeçar për të “rivendosur” kushtet e tij presidenciale duke rishkruar kushtetutën përmes një procesi të ngjashëm me referendumin që kritikët e tij e kanë quajtur një kapje të ashpër të pushtetit, përcjellë Klan Kosova.

Putini ka qenë politikani më i fuqishëm i Rusisë që kur mori Presidencën në 2000, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Boris Yeltsin.

Siç shkruan The Guardian, nëse ai mbetet në pushtet deri në 2036, mandati i tij do të tejkalojë edhe atë të Joseph Stalin, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik për 29 vjet, duke e bërë Putinin udhëheqësin me jetë më të gjatë që nga perandoria ruse.

The post Putin nënshkruan Ligj që i lejon atij qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036 appeared first on RahovecNET.