Franca, Gjermania dhe Italia e rinisin përdorimin e vaksinës së AstraZenecas

23
franca,-gjermania-dhe-italia-e-rinisin-perdorimin-e-vaksines-se-astrazenecas

Gjermania, Franca, Italia dhe disa shtete tjera evropiane njoftuan se do ta rinisin përdorimin e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19 pasi rregullatorët e BE-së dhe Britanisë njoftuan se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.

Raportet për disa raste të mpiksjes së gjakut shkaktuan shqetësime dhe disa shtete morën vendim për pezullimin e përdorimit të kësaj vaksine, duke shkaktuar goditje të rëndë ndaj fushatës së vaksinimit në kontinent.

Sidoqoftë, Agjencia Evropiane e Ilaçeve, më saktësisht drejtoresha e kësaj agjencie, Emer Cooke, tha:

“Kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Po të varej nga unë, do të vaksinohesha nesër”, shkruan Reuters.Disa orë pas kësaj deklarate, Gjermania njoftoi se do ta rinisë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s nga mëngjesi i së premtes.Edhe Franca tha se do ta vazhdojë përdorimin e vaksinës. Kryeministri i këtij shteti, Jean Castez, tha se do ta marrë edhe vetë vaksinën të premten pasdite.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se edhe vendi i tij do ta bëjë të njëjtën gjë dhe se mbetet prioritet i qeverisë së tij që të vaksinojë sa më shumë njerëz që është e mundur dhe që ky proces të kryhet sa më shpejt.

Të njëjtin vendim e morën edhe Qiproja, Letonia dhe Lituania, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Holanda njoftuan se do ta rifillojnë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s nga java e ardhshme.

The post Franca, Gjermania dhe Italia e rinisin përdorimin e vaksinës së AstraZenecas appeared first on RahovecNET.