​Komisioni disiplinor e dënon me 500 euro Ismet Munishin, kjo është arsyeja

63
​komisioni-disiplinor-e-denon-me-500-euro-ismet-munishin,-kjo-eshte-arsyeja

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi është dënuar me 500 euro gjobë për shkak të “thuerjes së etikës sportive”, siç thuhet në arsyetimin e këtij dënimi.

“Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74. Në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.”, thuhet në këtë vendim.

Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore. Dënohet në të holla me shumë prej 500 Euro. Afati i pagesës është 8-ditë nga data e vendimit.

The post ​Komisioni disiplinor e dënon me 500 euro Ismet Munishin, kjo është arsyeja appeared first on RahovecNET.