Tahiri i AAK-së i drejtohet me një kërkesë Glauk Konjufcës

64
tahiri-i-aak-se-i-drejtohet-me-nje-kerkese-glauk-konjufces

“Në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale”, shkroi Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se riorganizimi i ministrive nuk duhet të riorganizojë edhe komisionet parlamentare.

“Administrata Publike, modemos duhet të jetë pjesë e kontrollit parlamentar. Këtu përfshihet edhe përcjellja e procedurave rreth Ligjit të Pagave, miratimi dhe zbatimi i tij në të ardhmen, si një nga ligjet kruciale në vendin tonë”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të institucioneve të vendit.

Në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale.

Riorganizimi i ministrive nuk duhet të riorganizojë edhe komisionet parlamentare. Administrata Publike, modemos duhet të jetë pjesë e kontrollit parlamentar. Këtu përfshihet edhe përcjellja e procedurave rreth Ligjit të Pagave, miratimi dhe zbatimi i tij në të ardhmen, si një nga ligjet kruciale në vendin tonë.

Për këtë arsye, sot i kam nisur një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, që Komisioni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, të emërtohet Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media. Me këtë do të bëhej trajtimi i duhur i këtij sektori me rëndësi të Republikës së Kosovës. /Rahovec.net/