Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin

50
real-madridi-beri-pergatitje-te-pazakonshme-per-ndeshjen-me-liverpoolin

Real Madridi u stërvit në mënyrë të pazakontë para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të hënën.

I shqetësuar për telashe të mundshme me lodhjen, trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos i ngarkojë lojtarët e tij me ushtrime të rënda dhe iu kërkoi ta bënin një shëtitje të këndshme me biçikleta përreth qendrës stërvitore, sipas MARCA.

Francezi iu kërkoi lojtarëve që kishin luajtur në fitoren kundër Barcelonës të shtunën të mos merrnin pjesë në ushtrimet e të hënës pasdite por ta ngisnin biçikletën.

Djelmoshat e Zidane e luajtën një seri ndeshjes vendimtare në javët e fundit, përfshirë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions dhe El Clasicon e së shtunës.

Prandaj, qëllimi i trajnerit ishte t’iu jepte lojtarëve mundësi të çlodheshin duke e shmangur mbingarkesën e mundshme.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën në Anfield, me vetëbesim falë fitores komanduese 3:1 në ndeshjen e parë në Madrid.

The post Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin appeared first on RahovecNET.