Kessie refuzon kontratën e re te Milani

9
kessie-refuzon-kontraten-e-re-te-milani

Milanit nuk është duke i shkuar për dore puna e kontratave të lojtarëve, pasi qëndrojnë larg nga oferta dhe kërkesa.

Rossonerët ka kohë që janë në bisedime me Gianluigi Donnarumman, mirëpo ende nuk ka ndonjë marrëveshje për të rinovuar kontratën.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, tani kontratën e re e ka refuzuar edhe Franck Kessie.

Mesfushorit i janë ofruar 3.5 milionë euro në sezon nga klubi italiane, mirëpo ai po kërkon më shumë që të vendosë lapsin në letër.

Kessie ka zgjuar interesimin e disa skuadra nga Liga Premier si, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea, e që Milani natyrisht se do të jetë nën presion.

Por, kërkesat e larta për pagë mund të fusin klubin në krizë financiare dhe për këtë gjë ata mund të jenë të detyruar të shesin disa lojtarë të tjerë, por jo Kessien.

The post Kessie refuzon kontratën e re te Milani appeared first on RahovecNET.